Copyright ©1998-2026 Aboca S.p.a.Società Agricola P.I. 01704430519

Gjuha

Politika e privatësisë

Informacion mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Neni 13 i Rreg. BE 679 i datës 27 Prill 2016

Në përputhje me nenin 13 të “Rregullores Evropiane 2016/679 mbi mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me trajtimin e të dhënave personale dhe mbi lëvizjen e lirë e të dhënave të tilla” (këtu e tutje “GDPR”), ABOCA S.p.A. Società Agricola (këtu e tutje ABOCA) me seli ligjore në Loc. Aboca 20, Sansepolcro 52037 (AR) – Arezzo Itali, si Kontrollues, është i detyruar t’u ofrojë përdoruesve që lidhen me domeinin www.aboca.com (pavarësisht nga qëllimi i tyre i lidhjes) informacione në lidhje me trajtimin e të dhënave personale që kryhet aty.
Ky dokument përfaqëson “Politikën e Privatësisë” (që i nënshtrohet azhurnimeve përkatëse të ardhshme) të kësaj faqeje interneti. Për qëllimet e kësaj deklarate, pa ndikuar në asnjë nga përkufizimet e mbuluara nga neni 4 i GDPR-së, termi:

Domeinit aboca.com: i referohet domeini në adresën https://www.aboca.com, i cili mund të aksesohet nëpërmjet shërbimit të internetit në world wide web, i përbërë nga të dhënat, aplikacionet, burimet teknologjike, burimet njerëzore, rregulloret dhe procedurat organizative në fuqi me qëllim marrjen, ruajtjen, trajtimin, shkëmbimin, rikuperimin dhe transmetimin e informacioneve.

Pikat e mbledhjes së të dhënave: hapësirat brenda domeinit aboca.com që përdoren për mbledhjen e të dhënave personale.

I. Njoftimet dhe Mbrojtja e të Miturve

Trajtimi i të dhënave personale do të zbatohet mbi parimet e ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës. Të dhënat personale do të mblidhen për qëllime të specifikuara, të qarta dhe legjitime (kufizimi i qëllimit) dhe do të jenë të adekuate, relevante dhe të kufizuara në atë që është e nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilat ato trajtohen (minimizimi i të dhënave). Ato do të mbahen gjithmonë të azhurnuara dhe të sakta dhe do të ruhen jo më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet e zbatimit të Kontratës, në varësi të pajtueshmërisë me kërkesat ligjore dhe fiskale të cilat mund të kërkojnë periudha më të gjata ruajtjeje (kufizimi i ruajtjes). Të dhënat personale do të trajtohen duke përdorur të gjitha masat e duhura të sigurisë për të siguruar integritetin, konfidencialitetin e tyre dhe parandalimin e aksesit nga palë të treta të paautorizuara (integritet dhe konfidencialitet). Kur nuk përcaktohet ndryshe shprehimisht, ofrimi i të dhënave personale nëpërmjet pikave të mbledhjes së të dhënave të pranishme në faqen e internetit, website www.aboca.com është i rezervuar ekskluzivisht për personat në moshë madhore.

II. Standardet referuese dhe bazat ligjore për trajtimin.
Operacionet e trajtimit, të cilat do t’i përshkruajmë në mënyrë të detajuar më poshtë, kanë bazën e tyre ligjore në normat që rregullojnë të drejtën tuaj për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, në ato që rregullojnë të drejtën tuaj për konfidencialitet dhe së fundmi në ato që ju lejojnë të jepni ose të tërhiqni miratimin tuaj për operacionet e trajtimit në çdo moment, përkatësisht:

III. – Natyra e të dhënave që janë objekt i trajtimit.

III.1. – Dërgimi opsional, i qartë dhe vullnetar i një email-i në adresat e dhëna në këtë faqe interneti do të çojë në marrjen e mëvonshme të adresës së dërguesit, e cila është e nevojshme për t’u përgjigjur kërkesave, si dhe çdo informacion tjetër personal që përmbahet në mesazh. Njoftime të shkurtra specifike do të tregohen ose shfaqen herë pas here në faqen e internetit, faqe e cila është e krijuar për shërbime të veçanta sipas kërkesës. Sidoqoftë, kur kërkohet me ligj, do t’ju kërkohet herëpashere të jepni miratimin për trajtimin e të dhënave tuaja personale.

III.2. – Vetëm pas miratimit tuaj, dhe kur është e nevojshme, kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale që kanë të bëjnë me ju mund dhe do të trajtohen për qëllimin e treguar:

(a). – Të dhëna personale të përgjithshme, të dhënat identifikuese.
Të tilla, si për shembull, Emri dhe Mbiemri, Viti i lindjes, Gjinia, Adresa, Qyteti, Provinca, Adresa e email-it, Numri i telefonit, Kodi postar, Lidhjet me profilet në rrjetet e mëposhtme sociale: Facebook, Instagram dhe Twitter.

(b). – Trajtimi teknik.
Numri juaj IP dhe tipi i shfletuesit që përdorni për t’u lidhur me domeinin aboca.com (të dhëna jo-identifikuese) trajtohen gjithashtu, duke u regjistruar automatikisht nga pajisjet logjike të mbrojtjes dhe sigurisë për aksesin në domein (LOG FILES). Të dhëna të tilla personale do të përdoren ekskluzivisht për qëllimin e kontrollit të trafikut të rrjetit në domeinin aboca.com.
Bëhet fjalë për informacione që nuk mblidhen për t’u shoqëruar me subjektin e të dhënave të identifikuara, por, për shkak të natyrës së tyre, mund të përdoren për të identifikuar përdoruesit nëpërmjet përpunimit dhe shoqërimit të tyre me të dhënat e mbajtura nga palë të treta. Të dhëna të tilla përdoren vetëm për të formuluar informacion statistikor anonim në lidhje me përdorimin e faqes së internetit dhe për të siguruar funksionimin korrekt të faqes dhe eliminohen menjëherë pasi të jenë trajtuar. Të dhënat në fjalë mund të përdoren për të hetuar palët përgjegjëse për çdo krim kibernetik të kryer kundër faqes së intenetit; përveç në kësaj rrethane, të dhënat mbi kontaktet web nuk ruhen për më shumë se shtatë ditë.

(c). – Cookie.
Përveç kësaj, ABOCA trajton dhe analizon në mënyrë anonime të dhëna rreth faqeve të domeinit aboca.com që vizitoni, të zbuluara nëpërmjet skedarëve të quajtur cookie. Duke përdorur këtë teknologji (e cila lejon që preferencat tuaja të navigimit të mund të mësohen duke monitoruar hapësirat e domeinit aboca.com që janë vizituar tashmë në rastet e mëparshme), ABOCA mund të personalizojë shërbimet e saj për të plotësuar nevojat tuaja pa kaluar nëpër regjistrime të panevojshme. (Një cookie përbëhet nga një seri të dhënash të dërguara nga një Faqe Interneti në një shfletues. Këto të dhëna mund të ruhen gjithashtu në kompjuter nëpërmjet një tag anonim që identifikon kompjuterin, por jo përdoruesin. Disa faqe të ABOCA përdorin cookie të dërguara nga ABOCA ose nga palë të treta, dhe teknologji të tjera, për të ofruar një shërbim më të mirë navigimi në Faqen e Internetit. Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj që të marrë një paralajmërim përpara se të transmetohet një cookie, duke ju ofruar kështu mundësinë për ta pranuar ose refuzuar atë. Është gjithashtu e mundur të çaktivizoni plotësisht cookie-t. Disa Faqe Interneti mund të mos funksionojnë siç duhet me cookie-t e çaktivizuara). Për informacione më të detajuara mbi përdorimin e cookie-ve në faqen e internetit aboca.com, mund të konsultoheni me Politikën tonë të Cookie-ve të disponueshme këtu.
(d). – Kategori të veçanta të të dhënave personale.
Në rast se kategori të veçanta të të dhënave personale sipas nenit 9 të Rreg. BE 679/2016 mblidhen nëpërmjet domeinit ABOCA, do t’ju jepet njoftim paraprak për këtë dhe do t’ju jepet mundësia të jepni miratimin e nevojshëm në përputhje me ligjin.

IV.1.3. – Të dhëna të tilla do të përpunohen si në format letre ashtu edhe në format elektronik dhe do të ruhen nga ABOCA vetëm për aq kohë sa subjekti i të dhënave ruan anëtarësimin e tij në Faqen e internetit, ose për një afat maksimal prej tre vjetësh pas veprimit të fundit të kryer në Faqen e internetit. Pasi të kenë kaluar këto kohë ruajtjeje, të dhënat personale identifikuese do të fshihen automatikisht.

IV.2. – Të dhënat e përdorura për autentifikim.
Pasi të keni përfunduar regjistrimin, gjatë të cilit mund të zgjidhni kredencialet tuaja të hyrjes – përfshirë fjalëkalimin tuaj, të njohur vetëm nga ju – mund të hyni në faqen e internetit të ABOCA nga një pajisje celulare ose një kompjuter, duke përdorur fushat e dhëna për të futur kredencialet tuaja të zgjedhura personale të vërtetimit, të cilat duhet t’i ruani me kujdesin më të madh.
Ju rekomandojmë të zgjidhni një fjalëkalim me karakteristikat minimale të mëposhtme: një gjatësi prej jo më pak se tetë germash, duke përfshirë të paktën një shenjë pikësimi të veçantë. Nëse harroni fjalëkalimin tuaj, procesi i rikuperimit bëhet nga një lidhje që ju lejon ta rivendosni atë në mënyrë autonome. Të dhënat e vërtetimit do të kodohen që nga hera e parë që përdoren dhe ABOCA nuk do të jetë në gjendje t’i mësojë ato në asnjë mënyrë.

IV.3. – Burimet e të Dhënave.
Ne i mbledhim të dhënat tuaja direkt nga ju, nëpërmjet ndërveprimeve tuaja me faqen e internetit www.aboca.com.

V. Qëllimet e Trajtimit.
Përveç trajtimit që është i nevojshëm sipas detyrimeve ligjore, rregullores, ose që rrjedh nga një urdhër i Autoritetit, ABOCA do të kryejë, nëse është e nevojshme dhe ekskluzivisht me miratimin tuaj, operacionet e nevojshme për t’ju lejuar të përfitoni nga shërbimet dhe funksionet e faqes së internetit www.aboca.com, përkatësisht:

VI. Metodat e trajtimit të të dhënave personale.
Në lidhje me të gjitha qëllimet e përshkruara në paragrafët e mësipërm, të dhënat tuaja personale do t’i nënshtrohen trajtimit kompjuterik dhe atij në letër, i cili kryhet nëpërmjet procedurave specifike kompjuterike me qëllim që të personalizohen shërbimet që ABOCA mund t’ju ofrojë. Të dhënat do të trajtohen në një mënyrë që siguron sigurinë dhe konfidencialitetin e tyre fizik dhe logjik, dhe kjo mund të kryhet duke përdorur mjete manuale, të kompjuterizuara dhe në distancë të përshtatshme për ruajtjen, transmetimin dhe ndarjen e të dhënave. Logjika e përpunimit është e lidhur ngushtë me qëllimet që duhen arritur.

VI.1. – Politika e Ruajtjes së të Dhënave.
Në lidhje me qëllimet e përmendura në germën (V.3), përkatësisht propozimi për informacione komerciale ose promovuese, një trajtim i tillë – i cili, në përputhje me dispozitat e Dokumentit web 1103045 të Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk parashikon përdorimin e të dhënave të ndjeshme – do të kryhet nga kontrolluesi i të dhënave, me pëlqimin paraprak të subjektit, për jo më shumë se 24 muaj pas mbledhjes së të dhënave ekskluzivisht mbi të dhënat e agreguara.

VI.2. – Siguria e të dhënave dhe memorizimi.

VI.2.1. – Të dhënat tuaja personale do të ruhen brenda Bashkimit Evropian dhe politikat e sigurisë në këtë drejtim janë rishikuar në përputhje me Praktikat më të Mira të sektorit.

VI.2.2. – Aksesi dhe operacionet e gjurmimit. Regjistri i verifikimit.
Çdo rast i aksesit në të dhëna ruhet në tabela specifike Regjistri. Ky informacion i përfshirë në këtë regjistër do të përfshijë vulën kohore të aksesit, identifikimin e përdoruesit që ka pasur akses në të dhëna, llojin e të dhënave ku është kryer aksesi, përdoruesin që zotëron të dhënat, operacionin e kryer dhe aplikacionin nga i cili është bërë qasja.

(E.6). – Profilizimi, vendimmarrje e automatizuar;
Përtej asaj që është e nevojshme për të na lejuar të zbatojmë funksionet që ju lejojnë të përfitoni nga shërbimet e ofruara në faqen e internetit, me përjashtim të dispozitave të përcaktuara në politikën tonë të cookie-ve, ne nuk do të kryejmë operacione profilizimi në lidhje me të dhënat e mbledhura nëpërmjet kësaj faqeje interneti.

(E.7). – Vlerësimi i ndikimit në Mbrojtjen e të dhënave.
Në lidhje me operacionet e trajtimit të të dhënave personale të lidhura me funksionimin e faqes së saj të internetit, dhe me ndihmën e instrumentit specifik të vlerësimit të vënë në dispozicion nga Autoriteti Francez për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Commission Nationale de l’informatique et des libertés), ABOCA po përgatit Vlerësimin e vet të Ndikimit në Mbrojtjen e të Dhënave (DPIA), rezultatet e të cilit do të jenë të disponueshme sipas kërkesës së subjektit të të dhënave.

VII.2. – Komunikimi i të dhënave (palëve të jashtme specifike).
Për aktivitetet e saj të zakonshme të menagjimit, kontabilitetit dhe administrimit, ABOCA mund t’u komunikojë të dhënat tuaja personale – me kusht që të marrë miratimin tuaj paraprak, kur kërkohet, në përputhje me ligjin dhe në përputhje me masat e sigurisë – nënkontraktorëve për shërbime me qëllimin e vetëm të kryerjes së shërbimit të kërkuar nga ju, siç janë: – shoqëritë e shërbimeve postare, – zyrat ligjore dhe noteriale, – konsulentët, përfshirë bashkëpunëtorët, – ndërmarrjet e tjera të shërbimeve, si dhe palët e tjera në përputhje me çdo detyrim ligjor (siç janë institucionet e sigurimeve, forcat e policisë, autoritetet gjyqësore, etj.). Lista e palëve të cilave mund t’u komunikohen të dhënat është e disponueshme në selinë e Kontrolluesit të të Dhënave.

VII.3. – Transferimi i të dhënave personale jashtë shtetit.
ABOCA nuk transferon të dhëna personale jashtë shtetit me iniciativën e vet. Megjithatë, disa ofrues shërbimesh të palëve të treta mund t’i kenë serverat e tyre të vendosur fizikisht jashtë shtetit (si për shembull, ofruesit e shërbimeve të email-it). Në raste të tilla, transferimi i të dhënave jashtë shtetit do të bëhet ekskluzivisht sipas kushteve dhe në përputhje me Rreg. BE 679/2016 Neni 44 e vazhd.

VII.4. – Shpërndarja e të dhënave (tek palë të jashtme jo specifike).
Në asnjë rast nuk mund të shpërndahen të dhënat personale.

VIII. – Të drejtat e subjekteve të të dhënave.
Nenet 15 deri në 22 të GDPR-së u japin subjekteve të të dhënave të drejta të caktuara që mund të ushtrohen. Neni 15 i GDPR-së u jep subjekteve të të dhënave të drejtën për të pasur akses në të dhënat e tyre personale dhe për të marrë një kopje të tyre. E drejta për të marrë një kopje të të dhënave nuk duhet të ndikojë negativisht në të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Duke kërkuar akses, subjekti i të dhënave ka të drejtë të marrë konfirmimin nga ABOCA nëse të dhënat personale që kanë të bëjnë me të po trajtohen apo jo dhe të dijë qëllimet e trajtimit, kategoritë e të dhënave në fjalë, palët e treta të cilave u janë komunikuar të dhënat dhe nëse të dhënat janë transferuar në një vend jashtë BE-së me garancitë e përshtatshme. Subjekti i të dhënave gjithashtu ka të drejtë të dijë kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave të tij personale, dhe ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e të dhënave të pasakta dhe plotësimin e të dhënave të paplota, fshirjen (e drejta për t’u harruar) sipas kushteve të përcaktuara në nenin 17 të GDPR-së, për kufizimin e trajtimit, për tërheqjen e miratimit dhe për transportueshmërinë e të dhënave dhe ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo moment dhe pa pasur nevojë të japë një arsye, trajtimin për qëllimet e marketingut të drejtpërdrejtë.
Këto të drejta mund të ushtrohen nëpërmjet një email-i në adresën e Përgjegjësit të Mbrojtjes së të Dhënave ABOCA, ose nëpërmjet postës së zakonshme në adresën e dhënë më poshtë. Përgjegjësi i Mbrojtjes së të Dhënave mund të ketë nevojë të sigurojë identitetin e subjektit të të dhënave duke i kërkuar atij/asaj të japë një kopje të dokumentit për identifikimin e tij/saj.
Një subjekt i të dhënave që beson se trajtimi i të dhënave personale të tij/saj është në shkelje të dispozitave të GDPR-së ose të normativave kombëtare në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale ka të drejtë të paraqesë një ankesë pranë Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili ka selinë e tij në Romë, në përputhje me nenin 77 të GDPR-së, dhe/ose për t’u apeluar te Autoriteti gjyqësor.
Për të ushtruar këto të drejta, ose për të marrë çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me këto të drejta ose, në përgjithësi, trajtimin e të dhënave tuaja personale, kërkesat mund të dërgohen me email në adresën e mëposhtme: [email protected]; – me postë të zakonshme te Aboca S.p.A., shoqëri me seli të regjistruar në Loc. Aboca n. 20, – 52037 – Sansepolcro (AR), Italy.

IX. Tërheqja e Miratimit, Kërkesa për Privatësinë, Aksesi dhe Përgjigja
Ju keni të drejtë, në çdo kohë, të tërhiqni miratimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, duke na komunikuar vendimin tuaj. Nëse keni pyetje ose dëshironi të merrni më shumë informacion në lidhje me trajtimin e të dhënave tuaja personale ose të ushtroni të drejtat e përshkruara më sipër në pikën nr. VI, mund t’i dërgoni një email administratorit të faqes së internetit ABOCA duke i shkruar në adresën [email protected]. Mund të na kontaktoni në të njëjtën adresë për të marrë përgjigje në lidhje me administrimin e informacionit nga ABOCA. Mund t’ju duhet të verifikoni identitetin tuaj dhe t’u përgjigjeni disa pyetjeve përpara se ABOCA të jetë në gjendje t’ju ofrojë ose modifikojë çdo informacion. Ne do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

X. – Kontrolluesi i të Dhënave.
Kontrolluesi i të Dhënave është ABOCA, me seli të regjistruar në Loc. Aboca, 20 52037, SANSEPOLCRO (AR) Italy.

XI. – Përgjegjës i Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Përgjegjësi i Mbrojtjes së të Dhënave është Giuseppe Serafini, avokat, me studio në Via S. Antonio nr. 7, Città Di Castello (PG), 06012, Itali. mail: [email protected]

XI.1. – Trajtuesit e të Dhënave.
Lista e plotë e Trajtuese të të Dhënave është e disponueshme në Selinë Ligjore. Ky informacion i detyrueshëm mund të rishikohet në përputhje me çdo ndryshim sipas dispozitave të ligjeve në fuqi.