Copyright ©1998-2026 Aboca S.p.a.Società Agricola P.I. 01704430519

Gjuha

Shpërndajmë

KRIJIMI I VLERËS

Shpërndarja luan një rol kyç. Për ne, shpërndarja nuk ka të bëjë vetëm me furnizimin e produkteve dhe vlerës ekonomike për klientët tanë, por edhe me ndarjen e vlerave tona profesionale dhe etike, të cilat i vendosin njerëzit në zemër të gjithçkaje që bëjmë.

Shpërndajmë produktet tona nëpërmjet një modeli të drejtpërdrejtë selektiv, duke u bazuar në partneritete që shfrytëzojnë më së miri pikat e specializuara të shitjes dhe të këshillave. Rrjeti ynë i shitjeve janë të formuar për të shpjeguar karakteristikat unike të produkteve tona dhe punon së bashku me rrjetin tonë të përfaqësuesve të shitjeve mjekësore.

Jemi të pranishëm në 26 vende:

MAPPA OK

FILIALET E HUAJA

Argjentina
Austria
Belgjika
Franca
Gjermania

Italia
Polonia
Rumania
Spanja

VENDE ME DISTRIBUTORË NDËRKOMBËTARË

Bullgaria
Cekia
Estonia
Greqia
Izraeli
Kroacia
Letonia
Lituania
Malta


Maroku
Portugalia
Qipro
Serbia
Shqipëria
Sllovenia
Tajvani
Turqia



RRJETI APOTECA NATURA

Për të forcuar shpërndarjen tonë dhe për të vlerësuar sa më shumë zinxhirin tonë të integruar të furnizimit, Aboca ka mbështetur krijimin dhe zhvillimin e Apoteca Natura, një rrjet ndërkombëtar farmacish të pavarura të specializuara në vetëmjekimin natyral, të cilat janë në gjendje t’i dëgjojnë njerëzit dhe t’i drejtojnë ata përgjatë udhëtimit të tyre drejt shëndetit nëpërmjet ndërgjegjësimit.

Sot, rrjeti përfshin mbi 1,000 farmaci në Itali, Spanjë dhe Portugali.

21 farmacitë tona komunale AFAM në Firence, ku po testojmë mënyra të reja për të ofruar shërbime farmacie, gjithashtu i përkasin rrjetit.