Çdo gjë që na nevojitet është aty, në natyrë.
Të gjithë jemi të formuar nga e njejta lëndë: kodi gjenetik. ADN-ja. Bimët, kafshët, njerëzit: të gjithë ne i përgjigjemi të njëjtës gjuhë dhe jemi të ndërlidhur.
Që prej pothuajse 50 vitesh, ne të Aboca-s i kemi studiuar ato lidhje, duke kërkuar në natyrë përgjigjet për shëndetin e njerëzve. Kështu lindin formulat tona: efikase dhe natyrore.
Jemi një Benefit Corporation në përputhje me ligjin italian: statuti ynë bashkërendon objektivat ekonomikë me objektivat për përfitimin e përbashkët.
Çdo vit ne raportojmë mbi aktivitetet dhe rezultatet në Raportin tonë për Ndikimin.
A KENI NDONJË GJË NË MEND PËR SHËNDETIN TUAJ?
GJENI PRODUKTIN E DUHUR PËR JU
Shiko të gjitha produktetA KENI NDONJË GJË NË MEND PËR SHËNDETIN TUAJ?
Prova shkencore
Si funksionojnë substancat natyrale? Si mund t’i sjellin dobi shëndetit tonë? Sot, ne jemi në gjendje t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve në mënyrë gjithëpërfshirëse në bazë të provave shkencore.
Në Aboca, ne gjithmonë kemi besuar në kërkimin shkencor si një mjet për të thelluar njohjen e substancave natyrale të dobishme për shëndetin e njeriut dhe bashkëpunojmë me qendra të shumta kërkimore, universitete dhe spitale si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për të studiuar veprimin e produkteve tona, efikasitetin dhe sigurinë e tyre.