Copyright ©1998-2026 Aboca S.p.a.Società Agricola P.I. 01704430519

Gjuha

Publikime shkencore mbi produktet Aboca

Aboca është shoqëria e parë që prodhon produkte 100% natyrale dhe të biodegradueshme që investon vazhdimisht në provat shkencore.

Ne në Aboca gjithmonë kemi besuar në kërkimin shkencor si një mjet për të avancuar njohuritë mbi substancat natyrale për shëndetin.

Kjo është arsyeja pse ne bashkëpunojmë gjithashtu me qendra të shumta kërkimore, universitete dhe spitale si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar për të studiuar veprimin e produkteve tona, efikasitetin dhe sigurinë e tyre, si dhe për të vlerësuar ndikimin e një trajtimi në cilësinë e jetës së një pacienti.

Studime të shumta klinike, para-klinike dhe të biodegradimit janë botuar në revista shkencore me reputacion ndërkombëtar (p.sh. The American Journal of Gastroenterology, Frontiers, Nutrients, the Italian Journal of Pediatrics, the Royal Society of Chemistry, Scientific Report of Nature, etj.), shpesh të kryera spontanisht nga qendra kërkimore dhe spitale, duke demonstruar interesin e madh që profesionistët e shëndetit ndajnë në studimin e zgjidhjeve të reja terapeutike për pacientët e tyre që ofrojnë një raport të favorshëm rreziku/përfitimi për njerëzit dhe ambientin.

SHKO NË BAZËN E TË DHËNAVE TË PROVËVE SHKENCORE
Evidence-based-1-1536×1303

Studimet e ndryshme kanë përfshirë qindra pacientë, ndërmjet të cilëve si fëmijët ashtu edhe të rriturit e të gjitha moshave, me kërkesa të ndryshme shëndetësore. Përveç kësaj, ne mund t’u ofrojmë profesionistëve të shëndetit njohuritë më të fundit shkencore të aplikuara në substancat natyrale.

Eksperimentimet klinike të promovuara nga Aboca planifikohen, projektohen dhe administrohen duke garantuar të drejtat, sigurinë dhe mirëqenien e pjesëmarrësve në përputhje me parimet etike, të cilat e kanë origjinën në Deklaratën e Helsinkit.

Për këtë arsye, nisja e një eksperimentimi klinik mund të ndodhë vetëm pas miratimit nga një komitet etik dhe, në raste specifike, edhe nga Autoritetet Kompetente.

Real World Evidence

Përveç kësaj, nëpërmjet mbikëqyrjes post-marketing, ne mund të ‘vëzhgojmë’ se çfarë ndodh në jetën reale të atyre që përdorin një produkt të caktuar dhe që mbledhim informacion mbi përvojën e tyre si përdoruesi (Real-World Evidence).

Aboca e kryen këtë aktivitet nëpërmjet pyetësorëve të miratuar që u paraqiten palëve të ndryshme të interesuara (p.sh. pacientët, farmacistët dhe mjekët) në një platformë digjitale.

Pjesëmarrësit mund të shprehin opinionin e tyre mbi eksperiecën e tyre të përdorimit të produktit dhe të kontribuojnë në përmirësimin e tij të vazhdueshëm, për të mirën e të gjithëve.

Këto të dhëna bëjnë të mundur rritjen e provave klinike të produkteve në treg, duke gjeneruar informacione shtesë për të mbështetur performancën, cilësinë, përdorimin, tolerancën dhe sigurinë gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor.


Studimet para-klinike, nga ana tjetër, na lejojnë të kuptojmë ndërveprimin midis substancave komplekse natyrale dhe metabolizmit të trupit, nëpërmjet aplikimit të teknikave moderne pararojë, duke përfshirë gjenomikën, transkriptomikën dhe proteomikën.

Së fundmi, studimet e publikuara mbi biodegradimin demonstrojnë se produktet 100% natyrale të Aboca respektojnë shëndetin e njerëzve dhe ambientin.

research