Prodhojmë
CILËSI NË ÇDO HAP
Nga fusha deri tek produkti i përfunduar, ne menaxhojmë të gjitha fazat e procesit të prodhimit falë një zinxhiri furnizimi vertikal të integruar i cili fillon nga kultivimet bio të tokave tona dhe arrin deri tek fabrika e nivelit farmaceutik. Çdo fazë e procesit tonë udhëhiqet dhe certifikohet sipas standardeve rigoroze ndërkombëtare.
Certifikimet tona sipas standarteve ndërkombëtare
FAZA BUJQËSORE
Që prej Toskanës në Umbria, kultivojmë në mënyrë direkte më shumë se 95 specie të cilat përbëjnë një pjesë thelbësore të lëndëve tona të para.
Faza bujqësore është kryesorja për të garantuar efikasitetin, cilësinë dhe standartizimin e formulave tona.

Kultivimet tona organike
Kultivojme tokat tona eksluzivisht sipas metodës organike të parashikuar nga Rregullorja BE 2018/848, një sistem drejtimi për bujqësinë të përcaktuar në nivel komunitar dhe të bazuar në praktika të mira në lidhje me mjedisin, biodiversitetin, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mirëqenien e kafshëve.
Kultivimet që menaxhojmë në tokat tona ndjekin ciklet agronomike të specieve të ndryshme.
E gjithë faza bujqësore drejtohet duke ndjekur linjat udhëzuese të Good Agricultural and Collection Practices (GACP) dhe të integruara me konceptin tonë know how të maturuar që prej 50 vitesh punë.
Zinxhiri ynë i furnizimit
Për lëndë të para të veçanta të cilat nuk mund të kultivohen në territorin tonë apo furnizime specifike të cilat kërkojnë një specializim të veçantë, Aboca përzgjedh furnizues të huaj.
Të gjitha lëndët e para që hyjnë janë objekt i një kontrolli të imtësishëm, mbi bazën e standarteve rigoroze të cilësisë dhe sigurisë. Për bimë të caktuara të një interesi të veçantë ndërmarrja zhvillon hallka direkte të kontrolluara dhe të përgjegjshme, që prej farës deri tek vjelja, me një përkujdesje të veçantë për cilësinë e lëndëve të para dhe një kontrolli të plotë mbi kultivimin dhe transformimin, me nivelin më të lartë të gjurmueshmërisë dhe qendrës operative.
Zinxhirët e vlerës që zhvillojmë janë të kujdesshëm dhe ndaj respektimit të ekosistemeve dhe përfshirjes se komuniteteve lokale.
Angazhimi ynë për biodiversitetin
Bimët, mikroorganizmat, insektet dhe format e tjera të jetës.
Biodiversiteti është rezerva e jetës së natyrës dhe është thelbësore për ekuilibrin e gjithë ekosistemit dhe për shëndetin e gjithë Planetit.
Tek Aboca, aplikojmë praktikat e parashikuara nga Rregullorja biologjike e cila është në një linjë me statutin e Benefit Corporation, na angazhon të punojmë për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur ndikimet tona negative të cilat lidhen me kultivimet dhe të ndikojmë pozitivisht.
Për shembull, kultivojmë një shumëllojshmëri speciesh bimore, me një rotacion të lartë.
Prania e vegjetimit spontan monitorohet nga agronomët tanë dhe agronomet tona dhe, kur është e nevojshme, drejtohet me anë të ndërhyrjeve mekanike, pa përdorur substanca sintetike.
Në të njejtën linjë me këtë qasje disa zona mbahen të pakultivuara dhe, ku është e mundur, mbillen pemë dhe shkurre në bordurat e kultivimeve.
Ne nuk bëjmë trajtime me parime aktive me veprim insekticid dhe i japim përparësi angazhimit të organizmave të dobishëm të pranishëm në agroekosistem.
Strategjia për Biodiversitetin e Aboca-s përcakton një sistem monitorimi dhe grumbullon praktika dhe sisteme te cilat ndërmarrja i ka përcaktuar për të kontribuar në mbrojtjen dhe vlerësimin e biodiversitetit tek sistemet e veta bujqësore.
Koleksioni ynë botanik
Ne zotërojmë një koleksion botanik të përhershëm me më shumë se 1,000 specie nga e gjithë bota, me qëllim që të identifikojmë dhe përzgjedhim lëndën e parë më të mirë.
Kjo na lejon të kontrollojmë cilësinë dhe të promovojmë inovacionin duke kërkuar vazhdimisht specie të reja.

FAZA FARMACEUTIKE
Kjo fazë na lejon të nxjerrim komplekset molekulare natyrale që formojnë bazën e formulave tona nga lënda e parë e korrur në fushat tona organike, pa përdorur substanca artificiale.
Stabilimentet tona të prodhimit janë të specializuara në trajtimin e substancave natyrore për të përftuar produkte të përfunduara me cilësi farmaceutike.
Stabilimenti bujqësor
Lënda e parë e sapo korrur mbërrin në stabilimentin tonë bujqësor në Gricignano (Sansepolcro, Arezzo). Stabilimenti është realizuar duke rikuperuar një sipërfaqe të madhe që kishte kohë që ishte lënë jashtë përdorimit dhe duke ripërdorur një pjesë të materialeve me prejardhje nga prishja e strukturave të vjetra.
Brenda stabilimentit, bimët e mbledhura fillimisht zgjidhen dhe më pas priten. Më pas ato thahen në 30 furra me termoventilim në një temperaturë ndërmjet 45 dhe 60 gradëve. Procesi mund të zgjasë deri në 60 orë.
Fabrikën tonë 4.0 në Pistrino
Përpunimi vazhdon disa kilometra larg në Fabrikën tonë 4.0 në Pistrino (Citerna, Perugia).
Stabilimenti i prodhimit përbëhet nga disa ndërtesa që mbulojnë afërsisht 40,000 metra katrorë, kryesisht të përbëra nga zona prodhimi të ndërtuara sipas standardeve farmaceutike cGMP.
Këtu, gjithçka është projektuar për të siguruar cilësinë maksimale dhe standardizimin në çdo hap, duke përdorur nivele të larta automatizimi, softuer inteligjent të administrimit të prodhimit dhe monitorim të vazhdueshëm të operatorëve.
Stabilimenti strehon një nga impiantet më të mëdha në botë për nxjerrjen në shkallë farmaceutike të substancave natyrale.
Procesi i nxjerrjes bazohet në teknologji të avancuara dhe nuk përdor tretës organikë, por përzierje uji dhe alkooli, si dhe teknika të përparuara të ndarjes fizike, siç është ultrafiltrimi.
Çdo fazë kontrollohet vazhdimisht. Të dhënat regjistrohen në një sistem qendror përpunimi për të siguruar gjurmueshmërinë e plotë të proceseve dhe produkteve. Kjo na lejon gjithashtu të verifikojmë dhe të skicojmë çdo operacion të kryer më përpara.
Prodhojmë lloje të ndryshme formash farmaceutike, secila në zonën e vet të dedikuar: tableta, kapsula, granula, pomada, xhel, shurupe, spray, pika, mikro-klizma dhe çajra erëzash.
Si vendi i prodhimit Pistrino ashtu edhe zyra qendrore Aboca janë të certifikuara ISO 14001 për sistemet e administrimit të ambientit.
Po rinovojmë energjinë tonë për të mirën e planetit
Gjithmonë i jemi përkushtuar përdorimit të burimeve energjetike të rinovueshme dhe me ndikim të ulët në aktivitetet tona të prodhimit. Aktualisht, 95 përqind e energjisë elektrike që përdorim e ka prejardhjen nga burimet e rinovueshme. Tani synojmë të arrijmë në 100%.
Një e ardhme më e pastër me më pak detergjentë
Në sajë të një inovacioni në sistemin tonë për larjen e makinerive dhe vaskave të çelikut të përdorura në prodhim, ne kemi qenë në gjendje të minimizojmë përdorimin e detergjentëve brenda stabilimentit sonë. Ky optimizim na ka lejuar të kursejmë rreth 2 ton detergjentë në një vit.
100% letër e certifikuar FSC
100% e filierës së furnizimit të ambalazhimit të produkteve të Aboca është e certifikuar FSC.
Certifikimi FSC garanton që letra e përdorur për ambalazhet tona të prodhohet në një mënyrë që respekton ambientin, biodiversitetin dhe të drejtat e punëtorëve dhe të popullsisë lokale.
E gjithë kjo është pjesë e një koncepti më të gjerë të qëndrueshmërisë: Letra e certifikuar FSC prodhohet pa prerë asnjë pyll të pashkelur dhe pa dëmtuar asnjë komunitet vendas ose ekuilibrin e ekosistemit.