Copyright ©1998-2026 Aboca S.p.a.Società Agricola P.I. 01704430519

Gjuha

QËNDRUESHMËRIA

 

 

Angazhimi i Aboca-s 

Ne përdorim praktika të kujdesshme ndaj  aspekteve mjedisore dhe sociale dhe monitorojmë rezultatet e veprimeve tona, sipas një logjike përmirësimi të vazhdueshme koherente me objektiva përfitimi të përbashkët të përcaktuara në statutin tonë si një Benefit Corporation në përputhje me ligjin italian. 

Çdo ditë ndërmarrim veprime konkrete të cilat janë të përcaktuara në thelb të Strategjisë sonë për Biodiversitetin dhe të Raportit të ndikimit të cilin e publikojmë çdo vit. 


Në qëndër të Statutit tonë si Benefit Corporation kemi vendosur gjashtë objektiva për përfitimin e përbashkët, krahas atij tradicional për realizmin e fitimit, të dedikuara për aspektet në vijim: 

Shëndeti dhe mirëqenia 

Kërkimi shkencor 

Zinxhiri i furnizimit 

Mjedisi 

Kultura 

Njerëzit 


Raporti ynë i Ndikimit

Ne e masim kontributin tonë në secilin prej këtyre qëllimeve çdo vit duke prodhuar një Raport Ndikimi, i cili na ndihmon të përcaktojmë planin tonë vjetor të përmirësimit.

SHKARKONI RAPORTIN E NDIKIMIT

Strategjia për biodiversitetin

Strategjia për Biodiversitetin është dokumenti që përmbledh dhe përcakton veprimet dhe angazhimet e Aboca-s në fushën e mbrojtjes dhe vlerësimit të biodiversitetit. 

Ajo bazohet në pesë shtylla kryesore:

Për të garantuar efikasitetin e strategjisë, Aboca adopton një sistem monitorimi të avancuar, të bazuar në instrumente shkencore për të matur biodiversitetin në nivele të ndryshme. Kjo qasje lejon të vlerësohet ndikimi i praktikave të ndërmarrjes, mbledhja e të dhënave me kalimin e kohës dhe përcaktimin e objektivave vjetore. Rezultatet raportohen çdo vit brenda Relacionit të Ndikimit.

Strategjia e Aboca për biodiversitetin 2025–2030 është rezultati i bashkëpunimit me National Biodiversity Future Center, një Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian-NextGeneratio EU.

Shfleto ose shkarko strategjinë.

Kontributi i Aboca në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara

Për të vlerësuar kontributin e shoqërisë, Aboca e ka matur veten duke përdorur SDG Action Manager, një platformë online e krijuar nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet organizatës jofitimprurëse amerikane B Lab dhe KB Global Compact Network.
Analiza tregon se Aboca shkëlqen në arritjen e SDG-ve të mëposhtme:

E-WEB-Goal-03-1
E-WEB-Goal-12-1
E-WEB-Goal-15-1

Zbuloni më shumë rreth kontributit të Aboca për secilin objektiv të zhvillimit të qëndrueshëm në Raportin tonë të Ndikimit.