Copyright ©1998-2026 Aboca S.p.a.Società Agricola P.I. 01704430519

Gjuha

Zhvillojmë

ÇELËSAT E INOVACIONIT

Një mënyrë të re për kujdesin ndaj shëndetit me anë të formulave efikase dhe natyrore, të duhurat për t’i dhënë përgjigje kërkesave të njerëzve si në kuadrin e homeostazës ashtu edhe të terapisë. 

Ekzistojnë dy çelësa inovativë në procesin tonë të zhvillimit:

Inovacioni i konceptit

Ne riinterpretojmë mekanizmat fiziopatologjikë nëpërmjet një qasjeje që nuk kufizohet te simptomat, por edhe shqyrton shkaqet, duke marrë parasysh trupin si një të tërë.

Inovacioni i produktit

Ne identifikojmë komplekse molekulare natyrale të afta të bashkëveprojnë me trupin në mënyrë efikase dhe me një raport pozitiv rrezik/përfitim.

Harta e kompleksitetit

Shumë produkte Aboca kanë një hartë SOM (Self Organizing Map). Harta paraqet në mënyrë grafike pasurinë e substancave të pranishme natyrshëm në brendësi të një produkti: ku çdo qelizë me ngjyra përfaqëson një familje substancash.

SOM përshkruan kompleksitetin e përbërjes së një produkti, i cili është baza e efikasitetit dhe sigurisë së tij.

Këto harta bëhen të mundura duke kombinuar analizën e përbërjes së produktit me përpunimin informatik.

Modeli i homeostazës

Ky model tregon se si është e mundur dhe e nevojshme të merret në konsideratë ruajtja e shëndetit tonë si një mënyrë për të mbështetur aftësitë normale të trupit dhe ekuilibrin e tij të brendshëm, dhe jo vetëm si një masë drastike korrigjuese – duke përdorur ilaçe – për të trajtuar funksionet e humbura ose të dëmtuara.