LenoDiar Adult
Vepron kundër diarresë dhe ekuilibron intestinin
Më shumë informacione
Lenodiar Adult rekomandohet për trajtimin e diarresë akute dhe të përkeqësimeve të diarresë kronike.
Produkti zvogëlon shkarkimet e diarresë duke respektuar funksionet e intestinit.
Diarreja është një fenomen që shoqërohet me një gjendje irritimi dhe inflamacioni të mukozës intestinale për shkaqe me origjinë të ndryshme. Kjo gjendje shkaktohet për arsye të rritjes së sekretimit dhe/ose përthithjes së dobët të lëngjeve, që shoqërohet me një rritje të motilitetit të intestinit.
Përveç shqetësimit dhe dhimbjes, diarrea paraqet rrezikun e dehidratimit, humbjen e vitaminave dhe të mineraleve dhe një çekuilibër të florës bakteriale të intestinit.
UDHËZIME
Lenodiar Adult është i përshtatshëm për trajtimin e diarresë akute me origjinë të ndryshme (infeksion viral, sindroma gripale të karakterizuara nga diarre, diarre jatrogjene për shkak të marrjes së ilaçeve, kushte stresi, alimentacion dhe stile jetese jo korrekte, diarre e udhëtarit, ndryshime hormonale si ata gjatë ciklit menstrual) dhe për trajtimin e përkeqësimeve të diarresë kronike (si p.sh. IBS - sindroma e intestinit të irrituar, diarre funksionale, sëmundje inflamatore intestinale,
etj...) duke e shoqëruar me trajtimin terapeutik specifik.
Produkti është i përshtatshëm për të rritur dhe të rinj duke filluar nga mosha 12 vjeç.
SI VEPRON
Lenodiar Adult vepron në sajë të Actitan-P, një kompleks molekular natyral fryt i kërkimeve Aboca që zvogëlon shkarkimet e diarresë dhe normalizon konsistencën e feçeve, duke favorizuar një ekuilibër të shpejtë të funksioneve të intestinit.
Actitan-P vepron kundër inflamacionin e mukozës intestinale, i pranishëm në rast diarreje, në sajë të dy mekanizmave të veprimit:
- veprim mbrojtës, që arrihet nëpërmjet formimit të një filmi me efekt barrierë që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues;
- veprim anti-radikal mbi radikalet e lira, që vepron kundër irritimit të mukozës.
Në sajë të sinergjisë së veprimeve të tij, Lenodiar Adult favorizon rimarrjen e shpejtë të funksionit intestinal dhe rivendos ekuilibrin e florës bakteriale (mikrobiotës).
Për shkak të mekanizmit të tij të veprimit produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e intestinit dhe pa shkaktuar kapsllëk.
Lenodiar Adult është një produkt 100% natyral dhe i biodegradueshëm e pa gluten.
Mënyra e përdorimit
Këshillohet të merrni 2 kapsula 2-3 herë në ditë në varësi të intensitetit të shqetësimit.
Nëse simptoma vazhdon për më shumë se 7 ditë, konsultohuni me mjekun.
Përbërja
Substancat funksionale: Actitan-P, kompleks molekular natyral me tanine (nga Rodhëza, Potentilla) dhe polifenole (nga Ulliri e Kurkuma).
Me përmbajtje të tanineve totale ≥ 7.8%
Përmban gjithashtu: celulozë mikrokristaline. Kapsulë me polisaharide me origjinë vegjetale.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në rast se simptomat nuk përmirësohen, rekomandohet të konsultoheni me mjekun. Të ruhet në temperaturë ambienti, larg burimeve të nxehtësisë dhe të mbrohet nga drita.
Të mbahet larg fëmijëve. Data e skadimit
i referohet produktit të paprekur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.