NeoBianacid 14 tableta- Shije limoni
REFLUKS, ACIDITET DHE VËSHTIRËSI NË TRETJE
Veprim i shpejtë mbi djegësirë, dhimbje, rëndim dhe fryrje
Më shumë informacione
NeoBianacid është një produkt me bazë Poliprotect - kompleks vegjetal dhe Mineral - që fuqizon veprimin mbrojtës të mukusit që mbulon natyrshëm mukozën. Ka një formulë 100% natyrale, të biodegradueshme dhe me përbërës nga Bujqësia Biologjike.
UDHËZIME
NeoBianacid është i përshtatshëm për trajtimin e refluksit gastroezofageal dhe të dhimbjes së stomakut (dispepsi me dhimbje), të karakterizuara nga gromësira acide, djegësirë, dhimbje, kollë irrituese, disfoni.
NeoBianacid është i përshtatshëm edhe në trajtimin e simptomave që shoqërohen me vështirësi në tretje (dispepsi pa dhimbje), si aciditet, rëndesë dhe fryrje pas vakteve si të përsëritura ashtu edhe në rast të teprimit në konsumin ushqimor. NeoBianacid mund të jetë i dobishëm për parandalimin, në situatat që mund të shkaktojnë irritim të mukozës (për shembull, marrje të barnave antiinflamatore ose periudha stresi psiko-fizik). Produkti është i përshtatshëm edhe për përdorimin në shtatzëni, gjatë gjidhënies dhe në fëmijët me moshë mbi 6 vjeç.
SI VEPRON
NeoBianacid vepron me shpejtësi duke formuar një film me efekt barrierë me aktivitet:
- Mbrojtës
- Neutralizues lokal i aciditetit
- Antioksidues
Në këtë mënyrë mbron mukozën nga kontakti me lëngjet gastrike dhe substancat irrituese dhe favorizon proceset fiziologjike riparuese.
NeoBianacid modulon aciditetin pa e zhdukur atë, duke respektuar kështu fiziologjinë e stomakut dhe funksionalitetin e florës intestinale.
Mënyra e përdorimit
Merrni tabletën duke e lënë të tretet në gojë ose duke e përtypur sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Në rast simptomash të rastësishme: merrni 1 tabletë sipas nevojës.
- Si trajtim për refluksin gastroezofageal, dhimbje dhe vështirësi në tretje: 1 tabletë pas vakteve dhe 1 në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur. Gjithashtu, produkti mund të merret edhe sipas nevojës disa herë gjatë ditës, edhe brenda një intervali të shkurtër.
- Në kombinim me inhibitorët e pompës protonike dhe antagonistë H2 dhe gjatë periudhave të pezullimit të terapisë: merreni produktin sipas nevojës ose sipas indikacioneve të mjekut.
Këshillohet që të mos merrni më shumë se 8 tableta në ditë. Produkti mund të merret edhe për periudha të gjata. Produkti mund të merret edhe nga fëmijët, duke filluar nga mosha 6 vjeç, me të njëjtin dozim. Mbylleni me kujdes flakonin pas përdorimit.

Përbërja
NeoBianacid është një produkt 100% natyral, i biodegradueshëm dhe me përbërës nga Bujqësia Biologjike, përmban Poliprotect, kompleks vegjetal dhe mineral. Nuk përmban substanca sintetike, gjysmë sintetike ose të modifikuara gjenetikisht si dhe proceset e përpunimit me të cilat përftohet nuk përdorin as solvente as substanca të tjera sintetike kimike.
Një tabletë me 1,55 g përmban:
kompleks natyral Poliprotect 528 mg, me bazë Polisaharide (fraksione ekstraktive LPME të Mëllagës* dhe Altea*; xhel fletë i dehidratuar nga
Aloe Vera*- 105 mg) dhe Minerale (Gur gëlqeror dhe nahkolit 423 mg); Fraksion flavonoid ekstraktiv LPME Kamomili* dhe Jamballi* - 46 mg;
Sheqer kallamsheqeri*; Gomë arabike; Aromë natyrale Nenexhiku ose Aromë natyrale Limoni.
*Përbërës nga Bujqësia Biologjike
Fraksioni ekstraktiv që përmbahet në produkt përftohet nëpërmjet një procesi teknologjik ekskluziv, të quajtur LPME (Liquid-Phase Microextraction), i zhvilluar nga kërkimet Aboca.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Nëse simptomat vazhdojnë konsultohuni me mjekun ose farmacistin. Përmbajtja e glicirrizinës për shkak të Jamballit është më e ulët për atë që paraqitet si shkaku i një rritje të mundshme të presionit.
Për informacione të mëtejshme lexoni fletëpalosjen ilustruese.
Më shumë informacione
Për të njëjtën nevojë shëndetësore
NeoBianacid 45 tableta- Shije limoni
NeoBianacid 14 tableta
NeoBianacid 45 tableta
Nga e njëjta linjë
NeoBianacid 45 tableta- Shije limoni
NeoBianacid 14 tableta
NeoBianacid 45 tableta