NeoBianacid 14 tableta
Kundër djegësirës. Mbron mukozën.
Më shumë informacione
NeoBianacid është një produkt me bazë kompleksesh molekulare vegjetale dhe minerale, që kryen një veprim mbrojtës, qetësues të mukozës gastroesofageale, i dobishëm për të penguar me shpejtësi urthin (djegësirën), dhimbjen, ndjesinë e aciditetit, ose simptomat tipike të irritimit dhe të inflamacionit të vetë mukozës.
UDHËZIME
NeoBianacid rekomandohet për trajtimin e problemeve që lidhen me aciditetin, si urthi (djegësira), dhimbja, refluksi gastroezofageal dhe gastriti.
Rekomandohet gjithashtu në trajtimin e simptomave të shoqëruara me dispepsi (vështirësi në tretje) si p.sh. djegësirë, rëndim dhe meteorisëm.
NeoBianacid mund të jetë i dobishëm për parandalimin, në situatat që mund të shkaktojnë irritime të mukozës.
Produkti është i përshtatshëm për përdorimin në shtatzëni, gjatë gjidhënies dhe në fëmijët me moshë mbi 6 vjeç.
NeoBianacid ka një formulë 100% natyrale dhe me përbërës nga bujqësia biologjike, është pa gluten dhe me shije të këndshme.
SI VEPRON
NeoBianacid formon mbi mukozë një film me efekt barrierë, që e mbron nga kontakti me lëngjet gastrike dhe substancat irrituese.
NeoBianacid përmban Poliprotect, një kompleks molekular fryt i kërkimeve Aboca që, në sajë të veçorive të tij mukus-adezive, riprodhon aktivitetin mbrojtës të mukusit fiziologjik.
Poliprotect vepron në sajë të sinergjisë ndërmjet komponentit polisaharid (pesha molekulare > 20.000 dalton), i pajisur me afinitet të lartë për mukozën dhe komponentin mineral (gëlqerorë dhe nahkolit).
Plotësojnë veprimin e Poliprotect veçoritë antioksiduese të komponentit flavonoidik që lufton irritimin për shkak të radikaleve të lira.
SHOQËRIMI ME BARNA
NeoBianacid, në sajë të mekanizmit të tij të veprimit, mund të përdoret si duke e shoqëruar me inhibitorë të pompës protonike dhe H2 antagonistë ashtu edhe në periudhat e pezullimit të trajtimit, sipas indikacioneve të mjekut.
Mënyra e përdorimit
Merrni një tabletë sipas nevojës, duke e lënë të tretet ngadalë në gojë.
Në rast refluksi gastroezofageal, këshillohet të merrni një tabletë pas vakteve kryesore dhe një në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur.
Në rastet e djegësirës dhe të rëndimit të shoqëruar me vështirësi në tretje (dispepsi) merrni një tabletë pas vaktit.
Në të gjitha rastet, nëse është e nevojshme, është e mundur të përsërisni marrjen disa herë në ditë, edhe brenda një intervali të shkurtër. Produkti mund të merret edhe nga fëmijët, duke filluar nga mosha 6 vjeç, me të njëjtin dozim. Produkti mund të merret edhe për periudha të gjata. Këshillohet përdorimi i produktit brenda 6 muajve nga hapja e flakonit. Mbylleni me kujdes flakonin pas përdorimit.
Përbërja
Substancat funksionale:
- Poliprotect: kompleks molekular sinergjik i polisaharideve* (marrë nga Aloe vera, Malva sylvestris dhe Althaea officinalis) dhe mineraleve natyrale të gëlqerorëve dhe nahkolitit.
Me përmbajtje të polisaharideve (pesha molekulare > 20.000 dalton) ≥ 7,6% (40 mg për tabletë) - Fraksion flavonoid* (marrë nga Matricaria recutita dhe Glycyrrhiza glabra)
- Përmban gjithashtu: sheqer kallamsheqeri*, gomë arabike, aromë natyrale të nenexhikut.
*Përbërës nga Bujqësia Biologjike
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse kemi mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në qoftë se simptomat vazhdojnë, këshillohuni me një mjek. Rekomandohet të merrni produktin të paktën dy orë larg nga ilaçet, në veçanti tetraciklinat. Përmbajtja e glicirrizinës për shkak të Jamballit është më e ulët për atë që paraqitet si shkaku i një rritje të
mundshme të presionit.
Të ruhet në vend të freskët, të thatë, larg burimeve të nxehtësisë dhe të mbrohet nga drita. Të mbahet larg fëmijëve.
Më shumë informacione
Për të njëjtën nevojë shëndetësore
NeoBianacid 45 tableta- Shije limoni
NeoBianacid 14 tableta- Shije limoni
NeoBianacid 45 tableta
Nga e njëjta linjë
NeoBianacid 45 tableta- Shije limoni
NeoBianacid 14 tableta- Shije limoni
NeoBianacid 45 tableta