Sollievo PhysioLax 45 tableta
Trajtim fiziologjik i kapsllëkut
Më shumë informacione
Sollievo Physiolax është një produkt i rekomanduar për trajtimin e kapsllëkut.
Veprimi i produktit përftohet në sajë të grupit të substancave natyrale të pranishme që veprojnë mbi funksionet e shumta të përdorura normalisht nga intestini për të rregulluar transitin.
Sollievo PhysioLax vepron pra me një mekanizëm veprimi fiziologjik e jo-farmakologjik.

Përfaqësimi i mekanizmit fiziologjik të veprimit është rezultat i studimeve tona të biologjisë molekulare dhe qelizore të kombinuara me përpunimet bioinformatike.
Sollievo PhysioLax përftohet nëpërmjet proceseve të përpunimit krejtësisht natyrale që nuk përdorin solvente ose substanca të tjera sintetike kimike.
Sollievo PhysioLax është një produkt me formulë 100% natyrale dhe të biodegradueshme.
Mënyra e përdorimit
Këshillohet të merren nga 1 deri në 3 tableta në mbrëmje, kur ta ndjejmë se është e nevojshme, me një gotë plot me ujë.
Dozimi i saktë është minimumi i mjaftueshëm për të favorizuar transitin fiziologjik intestinal pa prodhuar feçe të lëngshme, prandaj është i personalizueshëm në bazë të nevojave individuale. Produkti këshillohet të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër.
Në përgjithësi, për të nxitur transitin intestinal, rekomandohet të pini gjatë gjithë ditës, të merrni sasinë e duhur të fibrave dhe të bëni ushtrime fizike.

Përbërja
| PËRBËRJA DHE KARAKTERIZIMI | |
| Kompleks Sollievo PhysioLax (i përftuar nga Sena, Çikorja, Kopra, Luleshurdha, Qimnon e Kumini) |
420 mg /tableta |
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Mos e tejkaloni dozën maksimale të këshilluar. Të mbahet larg fëmijëve.
Në rast kapsllëku të vazhdueshëm, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.