Oroben Shpëlarës goje
Pakëson dhimbjen, mbron dhe favorizon shërimin.
Më shumë informacione
OroBen Shpëlarës goje zvogëlon dhimbjen dhe favorizon shërimin e aftës, stomatiteve aftoze të përsëritura, gjengjivat e inflamuara dhe plagët e vogla të gojës si për shembull për shkak të trajtimeve dentare ose për shkak të përdorimit të aparateve ortodontikë dhe protezave dentare.
SI VEPRON
OroBen Shpëlarës goje vepron në sajë të RESINOX FP një kompleks molekular natyral
fryt i Kërkimeve Aboca, i përbërë nga polisakaride, rrëshira dhe flavonoide që krijojnë mbi mukozë një barrierë me veprim të dyfishtë:
- MBROJTËSE-HIDRATUESE
Formon një film ngjitës, mbi plagën ose në zonën e inflamuar, që kufizon kontaktin me agjentët e jashtëm, patogjenë ose irritues që kundërshtojnë procesin natyral të shërimit dhe rigjenerimit të indeve. - ANTIOKSIDUES
Mbron mukozën nga veprimi irritues i radikaleve të lira.
Në sajë të këtyre mekanizmave, produkti favorizon riparimin e indeve duke zvogëluar kohën e shërimit.
Përveç kësaj, vaji esencial i nenexhikut, ushtron një veprim freskues, duke lënë në gojë një ndjesi të këndshme freskie, gjithashtu është i dobishëm për të zvogëluar erën e keqe të gojës që shpesh shoqëron gjengjivitin.
OroBen Shpëlarës goje bën të mundur që të arrihet çdo pjesë e zgavrës orale, me anë të shpëlarjes dhe gargarave, mundëson largimin e agjentëve irritues dhe favorizon si rrjedhim kontrollin e mikroambientit, higjienën dhe mbrojtjen e gojës.
UDHËZIME
Koadiuvant specifik për trajtimin e afteve, stomatiteve aftoze të përsëritura dhe gjengjivave të inflamuara.
Mund të përdoret gjithashtu për plagë të vogla të gojës, për shembull, për trajtimet dentare ose përdorimin e aparateve ortodontike dhe të protezave dentare.
Në rast ndjeshmërie të veçantë mund të përdoret si një mbrojtje parandaluese e mukozës së gojës edhe për periudha të gjata.
I përshtatshëm edhe për fëmijët mbi 6 vjeç.
I padëmshëm nëse gëlltitet aksidentalisht gjatë aplikimit.
Përqendrimi i lartë i substancave funksionale mund të shkaktojë një depozitim të lehtë në fund të flakonit; është e mjaftueshme një tundje e lehtë për të përftuar një shpërndarje homogjene.
Mënyra e përdorimit
Tundeni flakonin përpara përdorimit. Këshillohet përdorimi i rreth 10 ml shpëlarës goje me masën përkatëse, 2 ose 3 herë në ditë, duke bërë shpëlarje dhe gargarë për të paktën një minutë.
Produkti mund të përdoret i paholluar ose i holluar në pak ujë.
Për përdorim te fëmijët, rekomandohet produkti i holluar.
Shmangni marrjen e pijeve ose ushqimeve për të paktën 15 minuta pas aplikimit, në
mënyrë që të favorizoni ngjitjen në mukozë.
Pas përdorimit, mbylleni mirë flakonin dhe lani me kujdes masën e dozimit.
Përbërja
SUBSTANCA FUNKSIONALE:
Resinox FP, kompleks molekular natyral i polisaharideve (nga Aloe vera*), flavonoideve (nga Kamomili*) dhe rrëshirave (nga Mirra).
Përmban gjithashtu: Solucion hidroalkoolik, Glicerinë vegjetale, Alkool etilik nga gruri biologjik*, Vaj esencial nga Menta Piperita, Esencë natyrale, ekstrakt Jamballi*, Gomë ksantan.
*Përbërës nga Bujqësia Biologjike
Nuk përmban konservues.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Të ruhet në vend të freskët, të thatë, larg burimeve të nxehtësisë dhe të mbrohet nga drita.
Të mbahet larg fëmijëve.
Data e skadimit i referohet produktit të paprekur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.
Nëse simptoma vazhdon, konsultohuni
me mjekun për të përjashtuar shkaqet eventuale sistemike ose me origjinë dentare që kërkojnë lloje të tjera trajtimesh.