BioPomadë NeoFitoroid
Çrregullime të hemorroideve. Lehtëson dhimbjen, djegien dhe kruajtjen duke mbrojtur mukozën.
Më shumë informacione
NeoFitoroid bioPomata është një produkt me bazë kompleksesh molekulare vegjetale, që kryen një një veprim qetësues, duke mbrojtur mukozën anorektale, i dobishëm për të luftuar shqetësimin (dhimbje, djegie dhe kruajtje), irritimin dhe inflamacionin, të pranishëm në rastin e hemorroideve.
UDHËZIME
NeoFitoroid bioPomata rekomandohet për trajtimin e hemorroideve (të brendshme e të jashtme) dhe të simptomave që shoqërohen me to si dhembje, djegie dhe kruajtje anale dhe perianale. Mund të përdoret edhe në prani të plagëve anale.
NeoFitoroid bioPomata mund të jetë e dobishme edhe në parandalimin e në të gjitha situatat që mund të shkaktojnë irritim dhe/ose kongjestion të zonës anale dhe perianale (kapsllëk, diarre, alimentacion dhe stile jetese të pashëndetshme).
NeoFitoroid bioPomata është e përshtatshme edhe në shtatzëni dhe gjatë gjidhënies.
SI VEPRON
Veprimi i NeoFitoroid përftohet në sajë të Helydol, një ekstrakt i thatë i përbërë nga fraksioni lipofil i purifikuar i një seleksionimi specifik të Helikrizo i cili, i pasuruar me Aloe, Rrushkull, vajra vegjetal dhe esencial, qetëson irritimin, duke mbrojtur mukozën dhe favorizon normalizimin e saj nëpërmjet 3 mekanizmave të veprimit:
- Mukoadeziv: ngjitet në mukozë duke formuar një film me efekt barrierë që e mbron atë nga kontakti me agjentët irritues;
- Lubrifikues: zvogëlon fërkimet me feçet, në mënyrë që të mbrojë nga irritimi dhe nga bllokimi perianal;
- Antioksidues: mbron mukozën nga radikalet e lira.
Për më tepër, NeoFitoroid krijon një ambient të pafavorshëm për rritjen e mikroorganizmave, duke kryer një veprim shtesë mbrojtës dhe duke zvogëluar kruajtjen.
Vetitë e tij freskuese japin një lehtësim të shpejtë nga shqetësimet.
NeoFitoroid nuk përmban kortizone as anestetikë dhe, në sajë të mekanizmit të tij të veprimit, nuk irriton dhe nuk e than mukozën.
Mënyra e përdorimit
Për një aplikim të jashtëm, përhapeni dhe masazhojeni me delikatesë mbi zonën anale dhe perianale.
Për një aplikim të brendshëm, përdorni kanulën përkatëse endorektale që duhet të vidhoset në tub.
Aplikoni një sasi pomade të mjaftueshme për të mbuluar zonën e prekur.
Përdoreni produktin pas evakuimit dhe pas larjes së plotë e të kujdesshme të zonës anale dhe perianale.
Për një efekt parandalues nga irritimi për shkak të fërkimit, bëjeni trajtimin përpara evakuimit, duke e aplikuar përsëri produktin edhe më pas.
Pas përdorimit, zhvidhoseni kanulën, pastrojeni me kujdes me ujë të nxehtë dhe sapun dhe mbyllni tubin e pomadës.
Është e mundur ta përsërisni aplikimin disa herë në ditë, madje edhe brenda një intervali të shkurtër, si dhe për periudha të zgjatura.

Përbërja
Substancat funksionale: ekstrakte të thata të bimës së makthit (Helichrysum) maja të lulëzuara fraksion lipofilik (Helydol)* e rrënjë Rrushkulli*; Xhel fletë i dehidratuar nga Aloe vera*; Tretësirë ujore e majave të lulëzuara të bimës së makthit*; Ekstrakt vajor i majave të lulëzuara të lules së basanit*; Vaj Jojoba*; Gjalpë Karitè*; Vajra esencialë nga: Pema e Çajit, Qiparisi dhe nenexhiku.
Gjithashtu përmban: glicerilstearat, trigliceride kaprilik/kaprik, distearat sakaroze, stearat sakaroze, alkool cetilstearilik, glicerinë vegjetale, trihidrosistearinë, vajra vegjetal, vajra vegjetal të hidrogjenuar, dyll kandelila, gomë ksantan, acid citrik, tokoferole, silikat natriumi, alkool benzilik, sorbat kaliumi, dehidroacetat natriumi, vaj Luledielli.
*Përbërës nga Bujqësia Biologjike
Nuk përmban SLS dhe SLES, derivate të naftës, parabene, PEG, ngjyrues dhe parfume sintetike.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse kemi mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Në rast se simptomat nuk përmirësohen, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Të ruhet në temperaturë ambienti, larg burimeve të nxehtësisë dhe të mbrohet nga drita.
Të mbahet larg fëmijëve. Data e skadimit i referohet produktit të paprekur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.