Copyright ©1998-2026 Aboca S.p.a.Società Agricola P.I. 01704430519

Gjuha

Libramed - Tableta

Ndihmon në kontrollin e pikës kulmore të glicemisë pas ngrënies, zvogëlon përthithjen e yndyrave dhe ndjesinë e urisë.

libramed_84_compresse_ALB
Është një pajisje mjekësore 0373 Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet e përdorimit
Përmban 84 tableta me 725 mg secila

Më shumë informacione

Libramed në sajë të Policaptil Gel Retard, vepron në nivel intestinal duke formuar një xhel tepër viskoz që favorizon kontrollin e pikës kulmore të glicemisë postprandiale (pas ngrënies), duke zvogëluar sasinë dhe shpejtësinë e absorbimit të karbohidrateve (efekti retard).
Kjo gjë përcakton edhe një zvogëlim të ndjenjës së urisë dhe të përgjumjes pas ngrënies. Përveç kësaj, me të njëjtin mekanizëm, Policaptil Gel Retard kufizon absorbimin e yndyrave, favorizon transitin intestinal dhe rregullon fortësinë e feçeve.

UDHËZIME
Libramed, duke u shoqëruar me një dietë të ekuilibruar, me një marrje adekuate të lëngjeve dhe me një aktivitet të rregullt fizik, në sajë të mekanizmit të tij të veprimit rekomandohet për kontrollin e peshës tek të rriturit dhe fëmijët duke filluar nga mosha 8 vjeç.

Mënyra e përdorimit

Të rritur dhe të rinj mbi 12 vjeç: 3 tableta përpara dy vakteve kryesore.
Fëmijët ndërmjet 8 dhe 12 vjeç: 2 tableta përpara dy vakteve kryesore.

Merrni dozën e treguar me një gotë të madhe me ujë, duke u kujdesur që t’i gëlltisni tabletat një nga një. Mos e përtypni ose thyeni tabletën me dhëmbë.

Për ata që kanë probleme me gëlltitjen, është e mundur të shkrihen tabletat Libramed në ujë të vakët ose në çaj pa sheqer, duke i përzier derisa të treten plotësisht. Pija që përftohet duhet të gëlltitet brenda pak minutash, përpara se të formohet xheli.

Përbërja

Kompleks i patentuar makromolekulash polisaharidike (Policaptil Gel Retard); Aroma Portokalli, Molle dhe Limoni.

Paralajmërime

Për ata që kanë probleme me gëlltitjen nuk këshillohet gëlltitja direkte e tabletave, të cilat duhet të shkrihen paraprakisht.
Këshillohet të merret produkti të paktën dy orë pas marrjes së ilaçeve për të shmangur një ndërveprim të mundshëm me absorbimin e tyre.

Nuk këshillohet marrja gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Në subjektet që i nënshtrohen trajtimit farmakologjik për diabetin dhe hiperlipidemitë, këshillohet që të konsultoheni me mjekun për të vlerësuar nevojën për një ndryshim të mundshëm në dozimet e ilaçeve. Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Të ruhet në temperaturë ambienti, larg burimeve të nxehtësisë dhe të mbrohet nga drita. Të mbahet larg fëmijëve. Data e skadimit i referohet produktit të paprekur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.

Produkti nuk zëvendëson një dietë të larmishme. Ndiqni një regjimi alimentar hipokalorik dhe aktivitet të rregullt fizik. Në rastin e një diete që ndiqet për periudha të zgjatura, më shumë se tre javë, këshillohet të konsultoheni me mjekun.