Grintuss Pediatric Shurup
KOLLE E THATE, ME SEKRECIONE, AKUTE DHE E VAZHDUESHME
Qetëson kollën duke mbrojtur mukozën
Më shumë informacione
Grintuss Pediatric është një shurup që vepron si në fazën e kollës së thatë, duke luftuar inflamacionin e mukozës, ashtu edhe në fazën me mukus, duke favorizuar hidratimin dhe eliminimin nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Grintuss Adult, me bazë Poliresin - kompleks vegjetal - dhe Mjaltë, ka një formulë 100% natyrale, të biodegradueshme dhe me përbërës nga Bujqësia Biologjike.
UDHËZIME
Grintuss Pediatric shurup rekomandohet për trajtimin e kollës, si të thatë ashtu edhe të kollës me sekrecione, për fëmijët nga mosha 1 vjeç. Këshillohet si për kollën në fazën akute ashtu edhe në rastin e kollës së vazhdueshme.
SI VEPRON
Grintuss kryen një veprim fiziologjik mbrojtës, lehtësues dhe anti-inflamator në rrugët e sipërme të frymëmarrjes si rezultat i mekanizmave të mëposhtëm të veprimit:
- Barrierë
Formon një film mbrojtës mbi mukozë dhe e mbron atë nga kontakti me agjentët irritues. - Antioksidues
Redukton radikalet e lira të krijuara nga inflamacioni i mukozës. - Mukorregullues
Nxit hidratimin e mukusit të pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, duke ulur viskozitetin dhe duke favorizuar eliminimin e tij. - Lubrifikues
Kufizon fërkimin ndërmjet epiglotës dhe faringut gjatë kollitjes, duke kundërshtuar kështu rrethin vicioz që kontribuon në inflamacion. - Hidratues
Favorizon ruajtjen e integritetit dhe të funksionalitetit të mukozës.
Shurupet Grintuss rregullojnë kollën pa e zhdukur, duke respektuar kështu rolin e rëndësishëm në mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes.
Mënyra e përdorimit
Rekomandohet të merrni një lugë dozimi rrafsh me produkt për fëmijët nga 1 deri në 6 vjeç dhe dy lugë dozimi rrafsh nga 6 vjeç e sipër, dy deri në katër herë në ditë, duke e marrë për herë të fundit para se të shkoni në shtrat.
Të tundet para përdorimit. Pas përdorimit, mbylleni flakonin fort dhe lani mirë lugën.
Produkti mund të merret edhe për periudha të zgjatura.
Megjithatë, nëse pas 14 ditësh nga trajtimi simptomat nuk kalojnë, rekomandohet të konsultoheni edhe me një mjek.

Përbërja
Një lugë plot me produkt (5 ml) përmban: kompleks vegjetal Poliresin 31 mg, i bazuar në Polisaharide, Rrëshira dhe Flavonoide (fraksion ekstraktiv LPME Gjethedelli*, Grindelia* dhe Makthi*); Mjaltë* 1,7 g; Sheqer kallamsheqeri*; Ujë; Vajra esencialë Limoni, Portokall i ëmbël dhe Mërsinë; Aromë natyrale Limoni; Gomë arabike dhe ksantan.
*Përbërës nga Bujqësia Biologjike
Grintuss Pediatric nuk përmban substanca sintetike, gjysmë sintetike ose të modifikuara gjenetikisht e, edhe proceset e përpunimit me të cilat përftohet, nuk përdorin as solvente as substanca të tjera sintetike kimike.
Nuk përmban konservues dhe ëmbëlsues artificialë.
Fraksioni ekstraktiv që përmbahet në produkte përftohet nëpërmjet një procesi teknologjik ekskluziv, të quajtur LPME (Liquid-Phase Microextraction), i zhvilluar nga kërkimet Aboca.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Për informacione të mëtejshme lexoni fletëpalosjen ilustruese.
Prova shkencore
Në një studim klinik të kryer në krahasim me placebo (Canciani et al. 2014)1, të kryer në 102 fëmijë (3-6 vjeç) që kishin kollë akute dhe të vazhdueshme për më shumë se 7 ditë, Grintuss ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme:

Përveç kësaj, ka rezultuar veçanërisht efikase në nëngrupin e fëmijëve me KOLLË MË INTENSIVE, duke zvogëluar në mënyrë të djeshme kollën në 93% të pacientëve të krahasuar me 54% të atyre që trajtoheshin me placebo.

1. Canciani et al. Efficacy of Grintuss pediatric syrup in treating cough in children: a randomized, multicenter, double blind, placebo-controlled clinical trial. Italian Journal of Pediatrics 2014, 40:56.