Colilen IBS
Për trajtimin e sindromës së intestinit të irrituar që karakterizohet nga dhimbje, fryrje e barkut dhe parregullsi intestinale
Më shumë informacione
Colilen IBS është një produkt inovativ për trajtimin e sindromës së intestinit të irrituar, një gjendje që shfaqet me intensitet të ndryshëm nëpërmjet simptomave të shumta, që ndryshojnë nga një person te tjetri.
UDHËZIME
Colilen IBS këshillohet për trajtimin e sindromës së intestinit të irrituar, që karakterizohet nga dhimbje, fryrje, distension dhe shqetësime abdominale, pavarësisht nëse shoqërohen ose jo me ndryshime në pamjen e feçeve dhe të çrregullimeve intestinale (kapsllëk, diarre ose alternimi i të dyjave).
Për shkak të mekanizmit të tij mbrojtës, Colilen IBS gradualisht zvogëlon çrregullimet intestinale dhe, në varësi të intensitetit të shqetësimit, këshillohet të zgjasni trajtimin nga 2 deri në 6 javë dhe ta përsërisni nëse rishfaqen simptomat e para.
SI VEPRON
Colilen IBS kapsula vepron në sajë të kompleksit të tij molekular natyral të patentuar (EP2812013B1) ActiMucin, të përbërë nga Rrëshira, Polisaharide dhe Polifenole. ActiMucin, nëpërmjet një mekanizmi të tipit mekanik-fizik, ndërvepron me sipërfaqen e mukozës intestinale duke formuar një film mbrojtës që mbron mukozën nga kontakti me substancat irrituese.
Colilen IBS ka një formulë 100% natyrale dhe të biodegradueshme, nuk përmban substanca sintetike, gjysmë sintetike ose të modifikuara gjenetikisht.
Mënyra e përdorimit
Rekomandohet të merrni 2 kapsula tri herë në ditë, larg ose përpara vakteve të ngrënies.
Colilen IBS mund të përdoret gjithashtu në kombinim me trajtime të tjera të mundshme simptomatike në fazat akute të çrregullimit.

Përbërja
Substancat funksionale: ActiMucin, kompleks molekular natyral i patentuar (EP2812013B1) rrëshirash (nga Temjani), polisaharidesh (nga Aloe vera) dhe polifenolesh (nga Kamomili dhe Bar blete), përbërja në rrëshira ≥ 18%.
Përmban gjithashtu: qimnon, celulozë mikrokristaline, vaj esencial kopre. Kapsulë polisakaridesh me origjinë vegjetale.
Paralajmërime
Produkti këshillohet të përdoret nga mosha 8 vjeç e sipër. Nuk këshillohet gjatë shtatzënisë dhe
gjidhënies.
Nuk duhet përdorur nëse kemi mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Të ruhet në temperaturë ambienti, larg burimeve të nxehtësisë dhe të mbrohet nga drita. Të mbahet larg fëmijëve.
Data e skadimit i referohet produktit të paprekur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.