Golamir Spray i Fortë
Trajtimi i dhimbjes së fytit. Pakëson dhimbjen dhe mbron mukozën.
Më shumë informacione
Golamir vepron mbi dhimbjen, djegien dhe vështirësitë në gëlltitje duke e mbrojtur mukozën orofaringeale nga faktorët që shkaktojnë irritimin (virus, baktere, alergjenë, tym, smog, pluhur).
Golamir është një produkt me formulë 100% natyrale, të biodegradueshme dhe përmban ActiFilm DOL, kompleks vegjetal.
UDHËZIME
Golamir këshillohet në rastet e dhimbjes së fytit për trajtimin e gjendjeve irrituese dhe inflamatore të zgavrës orofaringeale, të cilat mund të shkaktohen nga viruset, bakteret, alergjenët ose nga kontakti me agjentë të jashtëm irritues (tym, smog, pluhur).
Produkti është gjithashtu i përshtatshëm në ftohje kur sekrecionet e hundës që zbresin në fyt mund të shkaktojnë irritim.
Nga mosha 6 vjeç.
Golamir, për mekanizmin e tij të veprimit, mund të përdoret edhe duke e shoqëruar me trajtimet farmakologjike që përshkruhen nga mjeku.
SI VEPRON
Golamir lehtëson në mënyrë fiziologjike dhimbjen dhe mbron fytin nëpërmjet njëveprimi anti-inflamator indirekt si rezultat i mekanizmave të mëposhtëm të veprimit:
- Barrierë
Formon një film aktiv mbi mukozë për të zvogëluar mbindjeshmërinë dhe për ta mbrojtur atë nga sulmet e agjentëve të jashtëm. - Antioksidues
Redukton radikalet e lira të krijuara nga inflamacioni i mukozës.
Zvogëlon ndjenjën e shqetësimit në fyt edhe për vetitë e saj freskuese.
Krijon gjithashtu një mjedis të pafavorshëm për rritjen e baktereve.
Golamir, në sajë të përbërjes së tij dhe të mekanizmit të tij me veprim fiziologjik, zvogëlon dhimbjen dhe mbron fytin duke respektuar organizmin dhe ambientin.
Mënyra e përdorimit
Tundeni flakonin përpara përdorimit. Rekomandohet të aplikohen 4 spërkatje në zgavrën orofaringeale 4 herë në ditë.
Kutia përmban spërkatësin në një qese të mbyllur hermetikisht.
Në përdorimin e parë, hiqni kapakun prej alumini mbi
flakon dhe vendosni spërkatësin.
Golamir mund të merret edhe për periudha të zgjatura. Nëse simptomat vazhdojnë konsultohuni me mjekun ose farmacistin.

Përbërja
1 ml me produkt përmban: kompleks vegjetal ActiFilm DOL 390 mg, me bazë Tanine, Flavonoide, Rrëshira dhe Polisaharide (fraksion ekstraktiv LPME nga Agrimonia; fraksion ekstraktiv nga Mirra; xhel fletë i dehidratuar nga Aloe vera); Vajra esencialë nga Eukalipti dhe Nenexhiku; Glicerinë vegjetale; Lëng molle; Aroma natyrale Limoni dhe Nenexhiku; Gomë ksantan; Ujë.
Një spërkatje korrespondon me rreth 0,17 ml.
Golamir nuk përmban substanca sintetike, gjysmë sintetike ose të modifikuara gjenetikisht e, përveç kësaj, proceset e përpunimit me të cilat përftohet, nuk përdorin solvente apo substanca të tjera sintetike kimike. Nuk përmban ëmbëlsues artificialë.
Kërkimet Aboca kanë zhvilluar një proces ekskluziv teknologjik ekstraktiv, të quajtur LPME (Liquid-Phase Microextraction), që duke u nisur nga substancat natyrale lejon marrjen e fraksioneve ekstraktive komplekse, të koncentruara dhe të vërtetuara.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve.
Për informacione të mëtejshme lexoni fletëpalosjen ilustruese.