Fitonasal Pediatric Spray
Dekongjeston dhe mbron
mukozën, edhe në rast kolle pas një ftohjeje
Më shumë informacione
Fitonasal Pediatric është një dekongjestionant i formuluar posaçërisht për të liruar hundën e fëmijëve të vegjël në rastin e bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës për shkak të sindromave të gripit, ftohjes së zakonshme, riniteve alergjike dhe sinusiteve si akute ashtu edhe kronike.
Fitonasal Pediatric vepron në sajë të TANNISAL, një kompleks molekular natyral i tanineve dhe kripës së gurit, që ndërvepron me mukozën e hundës duke kryer:
- Një veprim dekongjestionant: në sajë të osmolaritetit të balancuar që lehtëson tërheqjen e ujit nga indet o kongjestionuara pa irrituar dhe tharë mukozën;
- Një veprim mbrojtës mbi mukozë në sajë të formimit të një shtrese mukus-adezive dhe të veprimit antioksidues.
Përveç kësaj, produkti, në sajë të spërkatësit të tij të nebulizuar me fluks të vazhdueshëm, ka një veprim të thellë pastrimi të zgavrave të hundës që heq mukusin e tepërt dhe agjentët patogjenë, irritues dhe alergjizuesit e bllokuar në të (viruse, baktere, tym, smog, polene, substanca irrituese, etj.).
Ky veprim është veçanërisht i dobishëm tek foshnja që nuk është në gjendje të fryjë hundën dhe te fëmija që nuk e bën atë në mënyrë të përshtatshme.
Për këto karakteristika Fitonasal Pediatric, është veçanërisht i përshtatshëm në rastin e kollës retro-nazale. Në fakt, mbetja e mundshme e mukusit në zgavrat e hundës dhe prania e mikroorganizmave dhe substancave alergjizuese, nëpërmjet shkarkimit retro-nazal, mund të jenë shkaku i kollës apo probleme të tjera si dhimbje fyti dhe infeksion i veshit të mesëm.
Fitonasal Pediatric nuk përmban dekongjestionantë vazokonstriktorë dhe, në sajë të mekanizmit të tij inovativ me veprim jo-farmakologjik nuk krijon varësi, nuk e than mukozën e hundës, nuk irriton dhe mund të përdoret shpesh, edhe për periudha të gjata. Përdorimi i produktit tek foshnjat dhe fëmijët ndihmon frymëmarrjen dhe lehtëson pushimin gjatë natës.
PAKETIMI:
Fitonasal Pediatric paraqitet në një kontejnër me spërkatje spray të
pajisur me teknologji "bag on valve".
Avantazhet e nebulizuesit:
- Prakticitet - një shpërndarje me fluks të vazhdueshëm dhe në të gjitha pozicionet , veçanërisht i dobishëm në vitet e para të jetës;
- Ergonomicitet - çepi shpërndarës është menduar që t'i përshtatet edhe hundës së më të vegjëlve;
- Cilësi - produkti gjendet në një qese të izoluar nga jashtë, në mënyrë që të lejojë daljen, por jo rifutjen e ajrit, lëngjeve ose mbetjeve të tjera;
- Mbrojtje të ambientit - Përmban gaz propelent (Azot) i cili respekton shtresën e ozonit.
SKADIMI
Data e skadimit e treguar në paketim mbetet e pandryshuar edhe pas spërkatjes së parë.
Data e skadimit i referohet produktit të paprekur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.
Mënyra e përdorimit
Përdorni Fitonasal Pediatric të
paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe sa herë që vlerësohet se
është e nevojshme. Për një veprim efikas dekongjestionant dhe mbrojtës të mukozës përdorni Fitonasal Pediatric siç udhëzohet më poshtë:
1.Nga mosha 6 muajsh deri në një vit
- Shtrijeni fëmijën anash dhe futni spërkatësin në vrimën e sipërme të hundës, spërkatni produktin.
- Përsëriteni veprimin në vrimën tjetër të hundës, duke e shtrirë fëmijën në anën tjetër.

2. Mbi një vjeç
- Vendosni spërkatësin në vrimën e hundës dhe ushtroni pak presion për disa sekonda.
- Pastroni hundën ose, nëse është e mundur, fryni hundët dhe përsëritni spërkatjen në vrimën tjetër të hundës.

Pas çdo përdorimi, fshijeni spërkatësin me një leckë të lagur të pastër dhe thajeni me kujdes.
Përbërja
Substancat funksionale: TANNISAL, kompleks molekular natyral i standardizuar i përbërë nga: një fraksion taninesh nga Hamamelis dhe Kripë guri (kripë minerare e patrajtuar kimikisht).
Përmban gjithashtu: Ujë, Glicerinë vegjetale, Lëng limoni, Nahkolit (Bikarbonat natriumi natyral).
Fitonasal Pediatric ka një formulë 100% e natyrale dhe të biodegradueshme, nuk përmban substanca sintetike, gjysmë sintetike ose të modifikuara gjenetikisht.
Paralajmërime
Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në qoftë se simptomat vazhdojnë, këshillohuni me një mjek. Të përdoret vetëm nga hunda. Të shmanget kontakti me sytë. Në rast se ndodh lajini me ujë.
Kujdes - Enë me presion: mund të shpërthejë nëse nxehet. Të mos shpohet dhe as digjet edhe pas përdorimit. Të mbahet larg burimeve të nxehtësisë, sipërfaqeve të nxehta, shkëndijave, flakëve të lira ose burimeve të tjera të ndezjes. Mos pini duhan. Të mbrohet nga rrezet e diellit. Të mos ekspozohet ndaj temperaturave që tejkalojnë 50° C/122 °F.
Të mbahet larg fëmijëve.